Rregullorja për kthimin dhe ndërrimet

1. Vendosini të gjitha artikujt në paketimin origjinal.

Artikujt e blerë si sete duhet të kthehen në sete.

2. Plotësojeni formularin e kthimit bashkangjitur ne porosinë.

3. Bashkangjiteni kopjen të faturës së shitjes dhe specifikoni metoden e rimbursimit (urdhër pagesë postar ose transfertë bankare).
4. Dërgojeni pakten në adresën:

Rruga Nikolla Jorga 4, Tiranë

5. Pasi të keni nisur parcelën, ju lutem na informoni duke na dërguar një email tek info@irisoftedu.com

Kushtet për kthimin ose ndërrimin e artikujve

Klientet kanë të drejtë te kthejnë cdo ppa qenë të detyruar të japin një arsye brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditësh kalendarike nga momenti që kanë marr produktet nga shitësi ose përfaqësuesit e tij. Produktet mund të kthehen nëse te janë të papërdorur, me etiketat origjinale të fabrikës dhe në gjendje të përshtatshme për rishitje.

Për të kryer kthimin, klienti duhet të paraqesë një kopje të dëshmisë së blerjes dhe të plotësojë formularin e kërkesës për kthim.

Rregullat për kthimin dhe ndërrimin e produkteve me difekte te zbuluara:
Klientët kanë të drejtë të njoftojnë shitësin për çdo defekt të zbuluar dhe të kërkojnë rregullimin e tij brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga momenti i marrjes së artikullit nga shitësi ose përfaqësuesit e tij. Përjashtim bëjnë vetëm defektet që janë shkaktuar nga përdorimi i gabuar i artikujve nga ana e klientit.
Klientët gjithashtu kanë të drejtë të refuzojnë artikujt dhe të kërkojnë rimbursim. Në këtë rast, artikujt duhet t’i kthehen shitësit dhe të jenë në gjendje të paprekur, me etiketat e fabrikës dhe të ruajnë vetitë e përdorimit dhe te jenë të përshtatshëm për rishitje.
 
Për të kthyer artikujt, duhet të paraqisni një kopje të dëshmisë së blerjes dhe të plotësoni formularin për kërkesën e kthimit.

Politika jonë për kthimin dhe rimbursimin është përshkruar më sipër. Sipas ligjit të shtetit Republikës së Shqipërisë, dyqanet janë ligjërisht të detyruara të publikojnë politikën e tyre të rimbursimit. Nëse një dyqan nuk e publikon ndonjë politikë kthimi, ligji e detyron atë të pranojë kthimet brenda 30 ditëve nga data e blerjes.