Shporta është bosh
Katriot Melyshi
Please sign in so that we can notify you about a reply
Përshkrimi
”Shqipja, çelësi i zgjidhjes së enigmës kohë” është një libër unik në llojin e vet, ku për herë të parë analizohet elementi i “Kohës” në të gjitha dimensionet dhe këndvështrimet e mundshme: logjik, gjuhësor, simbolik, mitologjik, biblik, shkencor dhe metafizik. Nëpërmjet gjuhës shqipe, autori hedh dritë mbi shtresime të thella kuptimore që lidhen me konceptin e kohës, duke e shpalosur atë si një enigmë të lashtë që ka sfiduar njerëzimin ndër shekuj.
Ky libër nuk është vetëm një udhëtim nëpër fjalë dhe kuptime, por një rrugëtim i thellë filozofik dhe shpirtëror, që i mundëson lexuesit të ndërtojë një ide më të qartë dhe të gjithanshme për kohën – si përvojë, si perceptim dhe si thelb i ekzistencës. Ai hap horizonte të reja për të kuptuar atë që deri më sot ka mbetur e paprekur, e paqartë apo e anashkaluar nga shumica e studiuesve.

Tipare
Autor:
- Katriot Melyshi
Vlerësime
Ska rishikime